Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto sqaroi sot se kompanitë pjesëmarrëse në tenderin për koncesionin e Rrugës së Kombit kanë propozuar që tarifa të jetë nën 5 euro.
“Janë dy oferta për rrugën e kombit, nën asistencën e IFC –së dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive. Shumë shpejt komisioni do të dalë me një vendim për sa i përket cilësisë së kësaj oferte. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”, u shpreh ai. / Lapsi.al