Kryeredaktori i portalit “Gazeta Blic”, Adrian Çollaku, në debatin e organizuar në televizionin “Tribuna Channel”, është shprehur skeptik sa i përket qëndrimit deri në fund të opozitës, karshi presioneve që mund t’i kenë partitë opozitare.
Ai ka thënë se presionet ndërkombëtare mund të ndikojnë që ta ndajnë opozitën, ashtu siç ndodhi me formimin e qeverisë.