Lajmet e fundit

Çollaku dërgon dhurata për fëmijët e Skënderajt, u premton udhëtim pa viza

Ministri për Integrime Bekim Çollaku sot ka qëndruar në Skënderaj me ç’rast ka shpërndarë dhurata për fëmijët e prekur me sindromin down në Qendrën “Floriani” dhe për fëmijët e çerdhes së qytetit “Nëna Zahide “.

Duke i dhënë dhuratat për Vit të Ri ministri i tha një fëmije në qendrën “Floriani”: Ti së shpejti do të udhëtosh pa viza!.

Drejtoresha e Qendrës “Floriani” Lirije Konjuhi tha se me këto dhurata këtyre fëmijëve iu është shtuar lumturia.

Pas shpërndarjes së dhuratave në këto dy qendra, ministri Çollaku është takuar me nënkryetarin e komunës së Skënderajt Fadil Nura, me të cilin kanë diskutuar për tema që lidhen me fushën e integrimeve evropiane.

Ministri Çollaku tha se komuna e Skenderajt ka punuar në procesin e integrimeve evropiane dhe se kjo komunë është më e paprekura nga vala e migrimit ilegal të qytetarëve.

Çollaku: Skënderaj më e paprekura nga migrimi ilegal

“Komuna e Skenderajt ka bërë një punë të mrekullueshme si në procesin e riintegrimit të personave të kthyer edhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me migrimin e parregullt. Nga kjo komunë nuk ka pasur shifra të mëdha të njerëzve që janë larguar gjatë valës së fundit që kemi pasur dhe kjo është një gjë shumë pozitive andaj unë e përgëzova nënkryetarin dhe stafin e tij për këtë punë të palodhshme dhe i inkurajova që të vazhdojnë me të njëjtën punë”, tha Çollaku.

Ai tha se komuna duhet të vazhdojë që t’u sqarojë qytetarëve të vet procesin e liberalizimit të vizave, sipas të cilit do të ndodhë në vitin 2016.

Ndërsa nënkryetari i Skënderajt Fadil Nura ka thënë se me ministrin e Integrimeve kanë biseduar për tema të interesit të përbashkët, ndërsa ka mirëpritur vizitat e ministrave në komuna pasi që sipas tij kur pushteti lokal është afër pushtetit qendror merr funskon të interesit të përbashkët.

Nura: Pushteti lokal më funksional kur është afër pushtetit qendror

“Ne sot biseduam tema të interesit të përbashkët të integrimeve evropiane në procesin e liberalizimin vizave, u dakorduam bashkërisht që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ne trajtuam edhe sfidat edhe problemet që i kemi pasur lidhur me këtë proces sidomos në aspektin e pushtetit lokal dhe vlerësoj se vizita e tilla të ministrave të fushave të caktuara janë jashtëzakonisht të rëndësishme ne komunat pra për pushtetin lokal sepse kur jemi më afër pushtetit qendror edhe pushteti lokal gjithmonë merr funksion të interesit të përbashkët”, ka thënë Nura./K.Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.