Lajmet e fundit

Çollaku: Liberalizimi i vizave, në 2016

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka deklaruar të enjten se procesi i liberalizimit të vizave nuk ka dështuar.

Në një intervistë për Epokën e re ai ka thënë se është e sigurt lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza në vitin 2016.

“Në radhë të parë procesi i liberalizimit të vizave është drejt përmbylljes. Kosova i ka përmbushur kushtet, prandaj ne nuk kemi dështuar. Por, tani radhën e ka BE-ja të dëshmojë se e trajton Kosovën dhe qytetarët e saj në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Dhe një gjë të tillë mund ta dëshmojë vetëm nëse Komisioni Evropian do të procedojë me rekomandim pozitiv. Është e sigurt lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza në vitin 2016”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka thënë se shumë shpejt duhet të marrë fund situata paradoksale, ku kemi liri të lëvizjes së mallrave, por jo edhe liri të lëvizjes së njerëzve.

“MSA-ja është mundësi e shkëlqyeshme për vendin, sepse forcon perspektiven evropiane të vendit që do ta ketë ndikimin edhe në ekonominë e vendit, duke mundësuar rritjen e shkëmbimeve tregtare. Por, MSA-ja nuk ka kuptim pa liberalizimin e vizave. Dhe kjo situatë paradoksale, ku kemi liri të lëvizjes së mallrave, por jo të njerëzve, duhet të marrë fund tani”, është shprehur Çollaku.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Epoka e Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.