Lajmet e fundit

Çollaku: MSA-ja hyn në fuqi në muajt e parë të këtij viti

Ministri i Integrimit Evropain, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se në muajt e parë të këtij viti MSA-ja do të hyjë në fuqi si dhe do të nis së zbatuari.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se programi kombëtar për zbatimin e MSA-së ka identifikuar të gjitha masat kushtetuese, legjislative dhe institucionale që duhet të ndërmerren me qëllim të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja.

Sipas Çollakut, afati kohor për zbatimin e MSA-së është 10 vjet por, siç tha ai, ndërmarrja e reformave dhe zbatimi i obligimeve të saj në tre vjetët e para do t’i mundësojë Kosovës aplikim për statusin e vendit kandidat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.