Lajmet e fundit

Çollaku në Stokholm, flet për vizat

Përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe hyrja në fuqi e zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, ishin çështjet për të cilat ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, pati një prezantim sot para diplomatëve evropian dhe homologëve të tij nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, në Konferencën e nivelit të lartë në Stokholm “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: mision që duhet përmbushur”.

Në këtë konferencë që i dedikohet procesit të zgjerimit të BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, ministri Çollaku bëri të qartë se Kosova është e gatshme për procesin e liberalizimit të vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.