Kjo konferencë është bashkë organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, Komisioni Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë do të jenë Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, Komisionari për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn si dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo konferencë që do të zhvillohet nesër më 18 dhjetor, i përkushtohet zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal si procese të promovimit të reformave, stabilitetit dhe zhvillimit.
Ministri do të ketë një prezantim me fokus në prioritetet e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, duke përfshirë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe përmbylljen e procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës si dhe zhvillimet në kontekstin e integrimit evropian që i kushtohen bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.