Lajmet e fundit

Çollaku: Në vitin 2016 prodhimet “Made in Kosova” edhe në tavolinat e shtetasve të BE-së

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka vizituar të shtunën panairin dimëror të produkteve bujqësore dhe industriale në Prishtinë.

Çollaku ka thënë se është ndarë i kënaqur me cilësinë e këtyre produkteve të cilat falë nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, nga viti i ardhshëm do të jenë në dhe tavolinat e shtetasve të BE-së, transmeton lajmi.net.

“Kënaqësi të shikosh produkte kosovare me bollëk dhe me cilësi të lartë në panairin dimëror të produkteve bujqësore dhe industriale në Prishtinë. Unë nuk u mjaftova vetëm duke i shikuar por bleva disa nga këto prodhime për t’i konsumuar me familje”.

“Tani që jemi në përmbyllje të vitit, iu ftoj që në tryezat tuaja të ketë sa më shumë prodhime vendore për festat e fundvitit”.

“Ndërsa, që nga viti i ardhshëm shumë prodhime “Made in Kosova” do të kenë edhe më shumë qasje në tregun dhe tavolinat e shtetasve të BE-së duke iu falënderuar nënshkrimit dhe fillimit të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”, ka shkruar Çollaku në Facebook.

TweetShareEmailLinkedin 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.