Lajmet e fundit

Çollaku: Pa viza në gjysmën e dytë të 2016-ës; Ftoj opozitën në diskutim për Demarkacionin

Ministri për Integrim Evropian, Besim Çollaku, përmes një lidhje telefonike në emisionin Info Magazine, ka folur për raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Çollaku i ka komentuar reagimet e qeverisë dhe të opozitës sa i përket këtij raporti, meqë njëra palë po e sheh pozitive kurse pala tjetër si të kundërt.

“Më së mirë është që të mos dëgjohet as qeveria e as opozita, por ajo që u tha nga Komisioni Evropian”.

“Personalisht si ministër dhe si njeri që kam udhëhequr them se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të marrin këtë lajm në mënyrë më të mirë të mundshme sepse ky është raporti i fundit dhe kjo çështje është e mbyllur”.

Çollaku është shprehur se këto kritere që janë parashtruar, nuk janë kritere të panjohura.

“Të gjitha këto tetë kritere që janë katër plus katër nuk ka të bëjë me kritere që nuk janë adresuar”.

“Këto janë kritere tashmë të adresuara”.

Sipas tij, Kosova shumë shpejtë do t’i përmbush këto kritere.

“Kosova do t’i plostësojë këto kritere, sepse ata e dinë që këto tashmë janë të përmbushura”.

“Sepse nuk po flasim për kritere që nuk janë të plotësuara”.

Çollaku ka folur edhe për kriterin për ratifikimin në Kuvend për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ky është një hap i natyrshëm i cili do të ndodh, por në këtë rast kemi një situatë për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm e sa më shpejt ti adresojmë të gjitha dilemat e ngitura nga opozita”.

Ai u bëri ftesë opozitës që të ulet e të bisedohet sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi.

“Unë po e ftoj opozitën që t’i kthehet normalitetit dhe që Demarkacionin ta trajtojmë së bashku”.

“E kur të jemi të sigurt që Kosova nuk do ta humb asnjë milimetër atëherë ta ratifikojmë”.

Minsitri tregoi se kur do kosovarët do të mund të udhëtojnë për në BE pa regjimin e vizave.

“Nga ajo që u konfirmua sot, në fillim të vitit të ardhshëm më së largu në shkurt të gjitha këto gjëra do të përfundojnë e rekomandimi do të bëhet e pas rekomandimit do të duhen disa muaj për procedurë”.

“Pjesa e dytë e vitit të ardhshëm do të filloj së zbatuari ky vendim dhe qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm”.

Çollaku ka thënë se nuk ka më asnjë arsye që të protestohet ndaj BE-së.

“Me raportin e sotëm u konfirmua që Komisioni Evropian nuk guxon që Kosova të diskriminohet edhe më tutje, Kosovës iu është dhënë viza jeshile, e me durim t’i presim hapat e ardhshëm të cilat do të rjedhin natyrshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.