Lajmet e fundit

Çollaku për mospranimin në UNESCO: Të reflektojë edhe lidershipi edhe Opozita

Ministri për Integrime Europaine, Bekim Çollaku, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se Raporti i Progresit flet për Liberalizmin e Vizave, prandaj për lëvizjen lirshëm të kosovarëve do të dihet në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

“Edhe në këtë raport është folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe thuhet se është shënuar progres. Por, për liberalizmin e vizave do të dihet në gjysmën e dytë të vitit 2016”.

“Një gjë është e sigurt raporti do të jetë pozitiv dhe është e sigurt që ky raport do të mbajë edhe rekomandimin për liberalizmin e vizave”.

Çollaku, i pyetur për dështimin e djeshëm të Kosovës të fitojë votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO, tha se mosanëtarësimi nuk ishte humbje, sepse në raport me Serbinë, Kosova u përkrahë shumë më shumë.

Ministri, megjithatë tha se mospranimi duhet të imponojë një moment reflektimi si për Qeverinë ashtu edhe për Opozitën.

“Dje faktikisht Kosova nuk humbi, nëse i referohemi votat i kemi dyfishin e votave krahasuar me Serbinë. Ato vende që e penguan Kosovën, e penguan vetëm përkohësisht pasi rruga e Kosovës drejt integrimeve nuk mund të ndalet”.

“Ne do të jemi shumë më të zëshëm në raport me BE-në, nuk mund të tolerohet që Serbia të vazhdojë kështu, pasi Serbia është zotuar për fqinjësi të mirë dhe nuk mund të veproj ndryshe në Bruksel e ndryshe në New York e në Paris”.

“Ajo çfarë kemi përjetuar dje duhet të jetë një moment reflektimi për lidershipin kosovarë, por edhe Opozitën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.