Kryeministri Isa Mustafa pasi ka nënshkruar sot MSA’në, ka kërkuar nga zyrtarët e BE’së liberalizimin e vizave për Kosovën.
Çollaku në një prononcim ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve në Zonën Schengen është mundësi reale.
Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka treguar se vendi ynë në Qershor ka dorëzuar raportin përfundimtar mbi zbatimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe sipas tij ky raport është pasuar me një mision fakt-mbledhës nga BE i cili ka konfirmuar përmbushjen e kritereve duke ofruar njëkohësisht edhe disa rekomandime për përmirësim te mëtutjeshëm.
“Ne ju kemi qasur me seriozitet këtyre rekomandimeve dhe në vazhdimësi jemi duke e informuar Komisionin Evropian mbi këtë progres”, ka thënë Çollaku.
Tutje, ai është shprehur i bindur se i gjithë ky proces do të përfundojë vitin e ardhshëm duke u mundësuar lëvizje të lirë kosovarëve në vendet e BE’së.
“Presim përmbyllje të procesit nga ana e BE’së me një vendim meritor për Kosovën duke i mundësuar qytetareve tonë nga viti 2016 lëvizjen pa viza në shtetet e zonës Schengen”, ka thënë për Gazetën Express, Ministri Çollaku.