Lajmet e fundit

Çollaku: Serbia demaskoi veten në fushatën kundër Kosovës në UNESCO

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se “Serbia ka demaskuar vetëm” sa i përket pretendimeve se po mundohet të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.

Ministri Çollaku thotë se fushata serbe kundër anëtarësimit të Kosovës është një fushatë dashakeqe dhe se ai thotë se kjo gjë po vërehet lehtësisht nga partnerët, raporton Kosovanews.info.

“Fushata dëshpëruese dhe negative e Serbisë, kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ka arritur në nivelet më të ulëta. Plotësisht kanë demaskuar vetën e tyre lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjëseore”.

“Duke pretenduar se janë bashkëpunues dhe në të njëjtën kohë udhëheqin një fushatë dashakeqe është diçka që partnerët e shohin lehtë”, ka shkruar ministri Çollaku në Twitter

Leave a Reply

Your email address will not be published.