Lajmet e fundit

Çollaku thotë se s’ka dështuar liberalizimi i vizave

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se, pavarësisht gjuhës së revervuar nga Këshilli i Bashkimit Europian, procesi i liberalizimit të vizave nuk ka dështuar.

Ai për ‘Epokën e re’ ka thënë se është e sigurt lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza në vitin 2016.

Sipas Çollakut, Kosova i ka përmbushur kushtet, por radhën e ka Bashkimi Europian të dëshmojë se e trajton Kosovën dhe qytetarët e saj në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se shumë shpejt duhet të marrë fund situata paradoksale, ku kemi liri të lëvizjes së mallrave, por jo edhe liri të lëvizjes së njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.