Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, në Emisionin “Komiteti” ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, ai tha se ka mbetur vetëm vullneti politik i shteteve anëtare që raporti të dal pozitiv.
“Çka ka mbetur tash ka mbetur vendimi politik dhe vullneti politik të shtetet anëtare i cili do të paraprihet nga rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian i cili shpresojmë që do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu tha se në raport 8 rekomandime rekomandimet në raport nuk thuhet se nuk janë plotësuar tërësisht por pjesërisht.
“Ajo çfarë ka mbetur peng është se pse në këtë raport nuk figurojnë të plotësuar edhe këto 8 rekomandime të cilat raporti thotë se janë të plotësuar pjesërisht. Pra raporti duhet të t’i kishte 95 kritere të plotësuar plotësisht dhe jo 8 nga këto të plotësuar pjesërisht”, është shprehur Çollaku.
Ai gjithashtu thotë se: “arsyeja e vetme është pse nuk figurojnë si të plotësuara tërësisht është fakti që imputi, adresim dhe puna jonë nga shtatori nga përfundimi i misionit vlerësues teknik të Komisionit Evropian deri në dhjetorë nuk është përfshire në këtë raport”, tha ministri.