Nga 222 golat e realizuar në katër sezonet me Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka shënuar plot 100 herë në ndeshjet si udhëtues. Vetëm legjenda madrilene Raul Gonzalez Blanco numëron më tepër, 117, dhe ky rekord u vendos brenda 16 sezoneve.
Ylli portugez është i dyti edhe me përqindjen e golave të realizuar si mysafir, 45%, prapa brazilianit Ronaldo me 48% (ai shënoi 50 nga 105 golat e tij në udhëtime). Ish ylli i Manchester United dhe Sporting Lisbonës, i cili erdhi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2009, nuk ka frikë nga tifozët rivalë.
Gjatë këtij sezoni ai ka realizuar 10 herë në udhëtime nga 21 golat e deritashëm (48%). Përqindje e ngjashme me atë të edicionit të kaluar, 25 gola nga 55 ndeshje, njësoj sikurse në sezonin 2011-12, 29 nga 60.
Në vitin e parë në Madrid ai theu barrierën e 50%, me 17 gola në 33 takime si mysafir. Në Spanjë, nga të gjitha fushat ku ka luajtur, ai ka realizuar në secilën përveç tri stadiumeve: Riazor, Anoeta dhe Nueva Condomina.