Lajmet e fundit

Çuni: Ndasitë politiko-ushtarake gjatë luftës kanë bërë që të diskutohen temat që sot po na ndajnë!

I ftuem për sonte në Rrokum Roll ishte Anton Çuni, deputet i LDK’s.

Çuni ia filloi bisedës tue thanë se prej fillimit të tij politik, kurrë s’e ka paramendu që ka me u krijue nji situatë e tillë, qe kane me u ndërpre urat e komunikimit mes pozites e opozites.

Çuni tha se akuzat qe po ju drejtohen LDK se kinse pe shet token e vendit, jane akuza te ngutshme.

“Asht mire qe na jemi permbajt, se kjo asht ne kulturen dhe traditen tone”, tha Çuni.

“E pash te arsyeshme qe duhet te reagoje, ta krijoj nji klime qe ka hapesine qe ne me komunikue per me i paraqit te gjitha opcionet. Ajo rruge qe asht zgjedh jashte Kuvendit s’asht e mire”, tha Çuni.

“Ajo situate qe ka ndodh gjate luftes po perseritet sot”, tha Çuni tue shtue se po te kishte koordinim te mire, disa tema që sot po diskutohen s’kishin me u diskutue hiq.

“Duhet me u thirre n’emen te te gjithe atynve qe dhane kontributin e tyne per vendin tone”.

Asht mire qe ne mesin e LDK kemi edhe deputet qe e njohin mire hekterin, dhe qe me hulumtimet e tyne kane mund me kuptue se me kete marreveshje dicka s’asht ne rregull.

Momentin qe ka dilema s’mundet me egzistue cashtja e kalimit te saj ne Kuvend.

 

Edhe kryeministri i ka marre parasysh verejtjet dhe ka marre vendim qe punen e komisionit me rivleresue. E mbasi te dalim rezultatet edhe une kam me ndryshue qendrimin tim, tha ndër tjera Çuni per çashtjen e Demarkacionit dhe Malin e Zi.

“Kam me lane kete cashtje ne diskretcionin e lidereve politik. Por per mu asht shume me randesi me ardh ne nji zgjedhje te perbashket”, ju përgjigj Çuni pyetjes së moderatorit Jupollit, se a asht i vertet lajmi të cilin e mësojnë burrimet e Rrokum TV, se Haradinaj ka me u ba kryeminister dhe te zgjanoher koalicioni.

https://www.youtube.com/watch?v=a8de3UR8G8k

Leave a Reply

Your email address will not be published.