Lajmet e fundit

Daçiq: Çfarëdo vendimi që merr UNESCO, nuk do të jetë fundi i botës

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se shteti kurrë nuk do të bënte diçka që do të shkonte përtej neutralitetit ndaj statusit të Kosovës, shkruan RTS.Lidhur me deklaratën e kryetarit të akademisë së shkencave dhe arteve, Vladimir Kostiq, Daçiq vlerëson se realiteti është i tillë sa që as Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi pjesën e territorit të saj, siç nuk kanë as autoritetet e Prishtinës, transmeton lajmi.net.

“Ata që duan të jenë shtet nuk kanë sovranitet të plotë mbi atë që ata mendojnë se është shteti i tyre. Thaçi vështirë së mund të shkojë në veri të Mitrovicës”, ka deklaruar Daçiq.

Ai tha se interes i Serbisë, është respektimi i gjendjes aktuale, dhe përpjekja për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Daçiq ka theksuar se të gjithë pjesëmarrësit në takimin e sotëm në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, në të cilën janë presidenti dhe kryeministri i Serbisë, por edhe përfaqësuesit e akademisë së shkencave dhe arteve dhe kisha ortodokse serbe, janë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

“Çfarëdo vendimi që të merret mbi kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO, nuk duhet kuptuar si fundi i botës, pasi është e rëndësishme të mos pajtohemi me çfarëdo veprimi të paligjshëm”, ka shtuar Daçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.