Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka vlerësuar se ftesa e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq që për përmbajtjen e kapitullit 35 për Kosovën të pyetet çfarë mendon Kisha Ortodokse Serbe, është plotësisht e papranueshme.
Duke komentuar qëndrimet e presidentit serb për hapjen e kapitujve të parë negociues me BE-në, Daçiq ka thënë se ato negociata i udhëheqë kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe se ai shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës dhe të gjithë faktorët tjerë të shoqërisë, transmeton Indeksonline.
“Kryeministri i Serbisë shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe me të gjithë faktorët tjerë të shoqërisë, kështu që mendoj se ftesa që të pyetet SPC-ja për punë shtetërore është e panevojshme”, ka thënë ai.
Presidenti serb të dielën ka thënë se menjëherë pas hapjes së kapitullit për Kosovën duhet të deklarohet Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Artev