Lajmet e fundit

Daçiq: Ka gjasa që Asambleja e Përgjithshme ta refuzojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pasi ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në lidhje me rekomandimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO në Asamblenë e Përgjithshme nga Këshilli Ekzekutiv, ka thënë se ka gjasa që Asambleja e Përgjithshme ta refuzoj rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Nuk duhet të veprojmë në mënyrë iracionale, por duhet ta vazhdojmë luftën, pasi gjasat janë të mëdha që Asambleja e Përgjithshme ta refuzoj rekomandimin. Nuk ka përfunduar ende.”, ka thënë Daçiq në konferencë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, votimi pa debat tregon se ka ndarje të mëdha brenda bashkësisë ndërkombëtar dhe UNESCO-s për pranimin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.