Serbia absolutisht do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të mos ndodh”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.
“Kjo nuk është e njëjtë si anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare për mjekim, apo edhe Komiteti Olimpik”, tha Daçiq për TV Pink, njofton Klan Kosova.
“Për shembull një nga këto raste ishte UNESCO-s, dhe kjo është e veçantë për ne, ishte një çështje e ndjeshme, çështja e trashëgimisë kulturore, fetare serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.
“Në çdo rast, askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rrugën europiane të Serbisë, por nga ana tjetër, rruga jonë drejt Evropës nuk do të thotë heqjen dorë nga diçka që është shumë e rëndësishme, dhe kjo është çështja e Kosovës”.
“Ne kurrë nuk kemi nënshkruar ndonjë dokument i cili thotë se Serbia duhet të bie dakord që Kosova të hyjë në një organizatë ndërkombëtare”, tha ministri i jashtëm serb.