Lajmet e fundit

Daçiq: Po të mos ishte SPS-ja Vojvodina do të ndahej si Kosova

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë në 25 vjetorin e partisë së tij, se po të mos ekzistonte ky grup politik Vojvodina do të përfundonte si Kosova, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.

“Krijimi i një Serbie të unifikuar është një fitore e historike për SPS-në dhe popullin serb. Vojvodina ka autonomi brenda Serbisë, autonomi në Serbi, jo autonomi kundër Serbisë. Asnjë vend në botë nuk do të toleronte ndarjen e territorit të vet”, tha Daçiq në Teatrin Kombëtar Serb.

Daçiq shtoi se rolin e ish-presidentit të SPS-së, Sllobodan Millosheviq, do ta gjykojë koha, përkundër se çfarë dikush mendon për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.