“Serbia natyrisht nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, të cilat do ta legalizonin pavarësimin e saj”, ka thënë Daçiq i cili ka shtuar se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel janë neutrale ndaj statusit.
Në marrëveshjet Kosovë- Serbi nënshkruar në Bruksel, nënshkruesit nga Kosova theksonin se Serbia zotohet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /KOSOVANEWS