E përditshmja britaneze ‘Daily Mail’ ka shkruar se refugjatët femra janë të detyruara të prostituojnë nëpër kampet e refugjatëve në Gjermani, për vetëm 10 euro.
Në Gjermani vetëm në këtë vit kanë hyrë rreth 1 milionë azilkërkues, ndërsa vendi vazhdon të presë edhe refugjatë tjerë, transmeton Kosova News. Sulmet seksuale që janë duke ndodhur nëpër kampet e refugjatëve në Gjermani janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë, ndërsa vetëm në tre muajt e fundit janë shtuar rreth 100 raste dhune.
Ndërkaq, në një qendër emigrantësh në qytetin e Kitzingenit, zyrtarët janë duke punësuar vetëm meshkuj, pasi në periudhën dhjetë ditore një pastruese është sulmuar pothujse cdo ditë, shkruan Daily Mail, transmeton Kosovanews.
Ndërsa në shtetin e Baden – Vuertemberg janë raportuar gjatë përdhunime në kampe të refugjatëve, ndërkohë që organizatat për të drejtat e njeriut ka deklaruarse në kampet e refugjatë është duke u zhvilluar edhe prostitucion.
Sipas policisë në Gjermani, problemi kryesor i refugjatëve nuk mbetet më ushqimi dhe veshëmbathja por mbajtja e rendit.