Lajmet e fundit

‘Dailymail’ shkruan për Elvana Gjatën (Foto)

E përditshmja britanike ‘Dailymail’ së fundmi ka shkruar për këngëtaren e suksesshme shqiptare, Elvana Gjata.

Lajmi që bëri bujë në mediat shqiptare, për disa adoleshentë që kanë hakuar ICloudin e këngëtares, ka shkuar deri në Britani të Madhe, transmeton lajmi.net.

“Tinejxherët të moshës 15 vjecare pranuan se e patën shumë të lehtë ta bënin një sulm të tillë duke u nisur nga pyetja e zakonshme e që janë pyetje sigurie në momentin kur vendos të hapësh një llogari. Pyetja: Çfarë kishte ju gjithmonë dëshir që të bëheni kur të rriteni? Ata iu përgjigjen “Këngëtarë”, dhe kaq mjaftoi që llogaria e saj të bëhej publike.”, shkruan Dailymail.

Këngëtarja këtë rast e ka denoncuar edhe në polici, ku janë zënë 4 persona të moshës 15 vjeç, të cilët nuk kanë arritur të publikojnë asgjë.

“Po ashtu ata kërkuan falje duke thënë se nuk e kishin menduar se do ta kishin kaq të lehtë ta hakonin llogarinë e saj. Që të katër personat më pas janë liruar nga policia”, shkruan e përditshmja britanike.

Në fund të artikullit ‘Dailymail’ ka shkruar për karrierën e këngëtares dhe suksesin e saj në trojet shqiptare.

dailz

Leave a Reply

Your email address will not be published.