Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm, për tu ballafaquar me zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse ato do të shpalleshin, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“KQZ-ja kushte për zgjedhje, sepse e ka obligim kushtetues që t’i organizojë ato. Janë obligim kushtetues zgjedhjet në momente, dhe rrethana çfarëdo qofshin ato”, ka thënë Daka për “shqip.press’.
Ajo tha se janë të gatshëm t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura ligjore për organizimin eventual të zgjedhjeve.