Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
Duke folur për debatin që është zgjuar këto ditë lidhur me buxhetin e tepruar të Komunës së Prishtinës, Sejdiu ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Është thënë se 40 milionë po i teprojnë Shpend Ahmetit, duke e sulmuar rreth mjeteve buxhetore”.
“Sot kemi shpenzuar 64 milionë, pra bëhet fjalë për vitin 2015”.
“Kemi ardhur në një situatë kur e kërkova raportin, ky nuk është i fundit sepse shpenzimet mund të shkojnë edhe deri në 65 milionë”.
Sipas tij, krejt këto janë shenja se ata që po i “sulmojnë” nuk dinë dhe as nuk kanë ditur të udhëheqin.
“Po shihet qartë se as në nivel lokal e as në nivel qendror këta nuk po dinë të udhëheqin, po shihet tash në nivelin qendror kurse në nivel lokal është parë në të kaluarën”.
Sejdiu ka shtuar se 40 % e buxhetit të Komunës së Prishtinës shkojnë në paga.