Lajmet e fundit

Dardan Sejdiu: Mund të na arrestoni të gjithëve por lufta jonë për Republikë nuk do të ndalet

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka shkruar një status në Facebook lidhur me fletë-arrestin për bashkëpartiakun e tij, Liburn Aliu.
Sejdiu, është shprehur se ky është një tentim tjetër kundër qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Dardan Sejdiut.
“Fletë-arresti për Liburn Aliu është tentativa e rradhës për të goditur qeverisjën tonë në Prishtinë.
Qeverisja e vetme këto 16 vite e cila ka luftuar krimin e organizuar, korrupcionin, dhe strukturat plaçkitëse.
Mund të na arrestoni të gjithëve por lufta jonë për Republikë nuk do të ndalet.
Kosova Republikë”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.