Kredia për autobusët e ri të kryeqytetit do të mund të ishte një nga 35 pikat e seancës së fundit në kuvend, transmeton Klan Kosova.
Por ministria e financave ende nuk e ka proceduar as në qeveri huanë 10 milionëshe nga banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Sipas zyrtarëve të ministrisë, kjo vonesë u bë për shkak të mungesës së bordit të ndërmarrjes.
Por sipas nënkryetarit të komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu kjo arsye për vonesë të procesit nuk qëndron.
Sipas tij, qysh me 30 tetor të këtij viti nënshkruesi i marrjes së kredisë u zgjodh.
Sejdiu po shpreson se qeveria do të ndaloj së stopuari projektin e ringjalljes së Trafikut Urban.
Fituesi i tenderit ndërkombëtar që do të furnizoj Prishtinën me 51 autobus të rinj pritet të shpallet në fund të dhjetorit pas aprovimit të raportit të vlerësimit nga BERZH.