Lajmet e fundit

Dardan Sejdiu: Thaçi kërcënoi dy herë BE-në, sikur një fëmijë idhnak!

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj paralajmërimit të Hashim Thaçit për protesta, në rast se BE-ja jep raport negativ për liberalizimin e vizave, njofton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Thaçi e kërcënoi dy herë BE-në, sikur një fëmijë i zemëruar.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të tij:

Per 24 ore Hashim Thaci dha dy deklarata kercenuese per BE.

Dje i tha BE-se pac fat sepse ne po ecim ne drejtim tjeter, ne stilin e nje idhnaku femijeror i cili e ka paramendu liberalizimin si vegel me te cilen manipulon qytetaret e bllokuar nga korrupcioni dhe krimi.

Dhe sot, meqe kjo vegel nuk iu dha Kosoves per shkak te tij ekskluzivisht, pereseri si femije i fton qytetaret te protestojne para BE-se sepse e njejta po kerkon qe te plotesohen ca kritere dhe po dergon mesazh te qarte politik, hajnat dhe te korruptuarit ne burg, pra vet ai dhe klasa e tije.

E ne duhet te behemi bashke, dhe nje zeri ti themi qe ne vazhdojme rrugetimin per Evrope duke larguar kete klase politike nga cdo pushtet dhe mundesi per perfitime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.