Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, e ka uruar Shqipërinë para se ajo t’ia nisë ndeshjës së sotme me Armeninë, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se sot ‘trupi po dridhet’ dhe ka treguar se po pret fitore nga Kombëtarja.
“Sot cdo fjale eshte e vogel por ja trupi po dridhet, zemra po del prej vendi dhe gjaku eshte ne vlim per ty Shqiperi.
Forca djem, forca deri ne fitore, forca deri ne France dhe sonte e keni pas vetes forcen e ketij Kombi qe eshte ne pritje per te shperthyer, le te filloi me ju djema ky shperthim.
Urime Shqiperi”, ka shkruar Sejhiu në facebook.
Ndeshja Shqipëri- Armeni, pritet të fillojë sot rreth orës 18:00.