Dastid Pallaska thotë se nuk duhet të flasim se a e ka bllokuar situatën shumica apo pakica.
Ai thotë se duhet të flasim në lidhje me atë, se shembuj të tillë, shembin themelin e demokracisë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm që këto sjellje të mos i shohim si cënim i të drejtave të shumicës, në raport me pakicën. Këto sjellje janë për t’u dënuar, pavarësisht kush i kryen. Sot e kemi pakicën, nesër mund ta kemi shumicën”, ka thënë ai.
“Këto sjellje e shembin themelin e demokracisë, që është toleranca”, thotë Pallaska.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se marrëveshja për Asociacionin, shkelë Kushtetutën.
“Mendoj që kjo marrëveshje paraqet, përfshinë pika të reja që daln jashtë marrëveshjes së ratikfikuar në prill të viti t2013. Mendoj se si e tillë duhet t’i nënshtrohet ratifikimit në Kuvend”, ka thënë ai.