Lajmet e fundit

Daut Haradinaj: Kjo qeveri po e jep frymën e saj të fundit.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas përgjigjes negative nga ana e Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave. Haradinaj në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova ka mbetur e izoluar për shkak të kësaj qeverie e cila është e korruptuar dhe e inkrimunuar në krim të organizuar. Sipas tij, kjo qeveri po e jep frymën e saj të fundit.

Shënimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,
a jemi sot të dëshpëruar e mërzitur me lajmin e keq që edhe më tej s’do të jemi pjesë normale e rajonit dhe Evropës për të udhëtuar shlirshëm e pa viza- t’i shohim të afërtit tanë, të edukohemi e shkollohemi për vete e fëmijët tanë si krejt qytetarët e Kontinetit?
S’ka asnjë dyshim që po!
Evropa është në Kosovë dhe Kosova nuk është pjesë e Evropës. Ky është lajmi i keq sot nga Brukseli, Berlini, Parisi, Roma e kryqendrat tjera. Pse nuk është Kosova pra pjesë e Evropës? Pse Kosova nuk mund të udhëtojë shlirshëm si krejt shtetet tjera?
Përgjigja qytetarë të nderuar është e thjeshtë: sepse ne kemi një qeveri thellësisht të korruptuar, inkriminuar në krim të organizuar dhe paaftë të qeverisë me vendin. Ky është çmimi që paguajnë despotët e autokratët. Ftesat e tyre sot për ta ndërsyer popullin kundër Evropës janë mbrojtja e tyre perverze. Fryma e tyre e fundit. Sepse ky popull, ju qytetarë të Kosovës, e dini fare mirë që problemi nuk është BE-ja, por janë këta politikanë të korruptuar të Qeverisë. Sa më parë ta kuptojmë këtë fakt dhe nëse nuk shporren atëherë s’na mbetet gjë tjetër pos së bashku t’ua tregojmë vendin. Me këtë Qeveri Kosova do të vazhdojë të jetë njolla e zezë e Evropës. Boll ma me këtë Qeveri dështake! Na duhen ndryshime!
D.H.

Leave a Reply

Your email address will not be published.