Lajmet e fundit
Daut Haradinaj: Qeveria e Kosovës po bën lojë të ndytë me veteranët e UÇK-së

Daut Haradinaj: Qeveria e Kosovës po bën lojë të ndytë me veteranët e UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që pagat e veteranëve të jenë vetëm 130 euro në muaj.

Ai në një postim në Facebook e ka cilësuar këtë vendim të ekzekutivit si një lojë të ndytë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Vazhdon loja e ndytë e qeverisë me veteranët e UÇK-së.

Një herë vonesat, pastaj mohimi i padrejtë i shumë njerëzve që kontribouan me muaj të tërë në luftë, për të kulmuar me vendimin e sotshëm për t’ju ulur pagat në vetëm 130 euro në muaj.

Zajednica ka kosto?”, (sic.), ka shkruar Haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.