Lajmet e fundit
Daut Haradinaj :Qeveria po i përdorë veteranët për qëllime politike…

Daut Haradinaj :Qeveria po i përdorë veteranët për qëllime politike…

Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për transformimin e FSK-së në ushtri të mirëfilltë, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, se Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga Lista Serbe, dhe është e pa aftë për ta krijuar ushtrinë.

“Ne nuk duam ushtri etnike, por ushtri të Kosovës. Por, ushtria po bllokohet nga Lista Serbe, rrjedhimisht nga Beogradi”.

“Qeveria e Kosovës po shantazhohet – shumë të drejta për komunitetin serb, por nuk po përfitojmë asgjë si Kosovë, nuk ka mundur ta fitojë ende as ushtrinë”.

“Koalicioni është e qartë se është i pa aftë për të gjetur rrugën deri te krijim i Forcave të Armatosura”.

Daut Haradinaj ka thënë në Info Magazine pokështu se ai nuk i frikësohet Gjykatës Speciale sepse nuk ka arsye për ta bërë.

  “Kam qenë njëri nga luftëtarët më të mirë, prandaj nuk frikësohem aspak, nuk kam nevojë për t’u frikësuar, ne e kemi larë veten, edhe si Dukagjin, edhe si luftëtarë”.

“Lufta jonë do të mbahet mend si luftë e pastër”.

Duke folur për Veteranët Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke e duke bërë zhagitje të qëllimshme me statusin e veteranëve dhe shuma që është ndarë prej 170 eurosh është social, e jo pension meritor.

“Qeveria duhet tu jap 200 ose 220 euro, përndryshe duket sikur rast social kjo pagë prej 170”

“Tash e sa vite po manipulohet me statusin e veteranëve, fillimisht kategorizimi i tyre, ka jo seriozitet me kategoritë dhe caktimet. Qeveria me dashje është duke vonuar këtë proces”.

“Po shihet hapur për tendencë zhagitje”.

“Qeveria po i përdorë veteranët për qëllime politike”, ka deklaruar ai.

Haradinaj në në Info Magazinë ka deklaruar se, po t’i shtohet edhe një ushtri, atëherë Asociacioni i Komunave serbe është sikur një shtet.

“Asociacionit është një mini-shtet, nuk besoj që as kryeministri ka aq kompetenca sa asociacioni”

Të gjitha do t’i ketë Asociacioni, sikurse një republikë, është shumë mirë të reflektojë kryeministri. Ka vullnet nga opozita që kryeministri të reflektojë dhe ta tërheqë nënshkrimin”.

I pyetur për seancën e vezëve, ai e ka vlerësuar aksionin e hedhjeve me vezë, si akt demokratik.

“Nuk është me rëndësi kush ka hedh vezë, opozita e ka pas një qëllim të përbashkët aksioni ka qenë i shkëlqyeshëm, e nuk ka qenë qëllim me e dëmtar kryeministrin”

“Nuk është me rëndësi kush gjuan vezët ose jo”.

“Në fund të fundit, vetëm vezë janë. Absolut asnjë dëm nuk i është shkaktuar askujt, është aksion demokratik”.

“Nuk mendoj që deputetët, edhe ata që kanë gjuajtur, edhe ata që jo, janë ndier mirë”.

“Këto janë format e vetme që kanë mbetur, është mohu e drejta e shprehjes, sepse neve na kanë lënë si spektatorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.