Kreu i delegacionit të BE-së për Serbinë, Michael Davenport, ka thënë se përkundër që Kapitulli 35 është krucial për Serbinë, nuk është një kapitull për të penguar progresin por më shumë një mundësi për të vëzhguar progresin në mënyrë më të qartë.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën nuk do të thotë njohje e Kosovës.
“Nuk do të thosha se Kapitulli 35 pengon progresin meqë është mundësi për të gjithë që ta kontrollojnë progresin gjatë negociatave në mënyrë më të qartë. Është e qartë se qëllimi në lidhje me këtë kapitull është ajo çfarë është ofruar në kornizën e negociatave – një normalizim i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, dhe ky është një qëllim mirë i definuar gjatë këtij procesi”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe, transmeton Kp.
Sipas tij, ky është edhe qëllimi i përgjithshëm i shteteve anëtare të BE-së.