Lajmet e fundit

David Bowie 1947-2016: Bowie para se të vdiste nga kanceri, kishte pësuar gjashtë sulme në zemër

Lajmi për vdekjen e David Bowie u dha sot në mëngjes. Ai ka ndërruar jetë pas një beteje prej 18 muajsh me kancerin.

Por, Wendy Leigh, autorja e biografisë së tij, e cila kishte marrëdhënie të afërta me familjen dhe miqtë e artistit, ka treguar se sëmundja i ka shkaktuar atij gjashtë sulme në zemër gjatë vitit 2015, transmeton Gazeta Blic.
Megjithatë, ato nuk janë raportuar, ka shtuar ajo.
Shkrimtarja gjithashtu ka shtuar se Bowie sikur e kishte ndjerë fundin e kohës së tij. “David u sigurua që të vdes herët në mëngjës, në mënyrë që Anglia ta kuptontë së pari, që njerëzit e Anglisë ta kuptonin të parët. Ai e donte shumë Anglinë.”

Lajmi i vdekjes së artistit u bë përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Tëitter, ndërsa një zëdhënës i artistit tha se ‘David Bowie ka ndërruar jetë i rrethuar nga familja e tij, i qetë pas një beteje të guximshme me kancerin për 18 muaj’, transmeton Gazeta Blic.

Legjenda e muzikës ka lënë pas vetës dy fëmijë, Duncan Jones dhe Aleksandra “Lexi” Zahra Jones.
David, i cili ka qenë një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës për më shumë se katër dekada, ishte këngëtar, kompozitor, multi-instrumentalist, producent, novator, piktor dhe aktor.
Boëie në vitin 1992 ishte martuar me super modelen Iman, pasi ishte divorcuar nga gruaja e parë Angie në vitin 1980.

Leave a Reply

Your email address will not be published.