Lajmet e fundit

Davutoglu arrin në Beograd

Kryeministri I Turqisë Ahmet Davutoglu ka arritur në Beograd në një vizitë dy ditore që po i bën Serbisë.

Siç raporton agjencia serbe B92 , kryeministrin turk e ka pritur homologu i tij nga Serbia Aleksandër Vuçiq. Davutoglu është pritur me ceremoni shtetërore.

Vuçiq dhe Davotuglu do të kenë takime të përbashkëta pas së cilave janë planifikuar deklarata për media.

Siç është planifikuar gjatë kësaj vizite Davutoglu do të takohen edhe kryetaren e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq pastaj do të marr pjesë në forumin turko-serb ku do të paraqiten mundësitë për investimin e kompanive turke në Serbi.

Kryeministri turk në prag të vizitës në Serbi ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të inkurajojë firmat turke që të investojnë më shumë në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.