Gianni De Biasi ka thënë se ishte një ndeshje shumë e mirë me një atmosferë të jashtëzakonshme që krijuan tifozët në stadium
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka befasuar duke thënë se ‘luajtëm kundër vëllezërve tanë’, në ndeshjen që Kosova barazoi 2:2 me Shqipërinë.
“Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. Nuk ishte e lehtë që të luanim ndaj Kosovës duke e parë dashurinë që kanë mes veti këto dy vende. Po ashtu edhe fusha nuk ishte në nivel, por në fund të gjithë u ndan të kënaqur. Ishte ndeshje vëllazërore, luajtëm kundër vëllezërve tanë”, ka thënë De Biasi duke e cilësuar gjithashtu vetën shqiptar. /Express