Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka deklaruar për mediat italiane se takimi i së enjtes, Shqipëri – Serbi, është vetëm një ndeshje futbolli.
Ai thotë se kanë një mundësi të artë dhe këtë do të mundohen të mos e lëshojnë, pasi fitorja mund t’i kualifikojë kuqezinjtë në ‘Francë 2016’, përcjell GazetaOlle.com.
“Unë jam i angazhuar për ngritjen e vetëdijes për tifozët tanë, sepse të enjten është vetëm një ndeshje futbolli. Siç e kam thënë edhe në fjalimin e diplomimit (çmimi: Doctor Honoris Causa), unë mendoj se është një mundësi e madhe dhe unike për t’i treguar botës ndershmërinë tonë dhe sportivitetin tonë. Shpresoj se nuk do ta humbim këtë mundësi që kemi”, tha De Biasi për tribunatreviso.it.