Lajmet e fundit
De Biasi: Kujdes dy minutat e fundit, Serbia nuk më tremb aspak

De Biasi: Kujdes dy minutat e fundit, Serbia nuk më tremb aspak

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, në një konferencë për shtyp ka folur për ndeshjen e 8 tetorit, Shqipëri – Serbi.
Tekniku Italian theksoi që takimi ndaj serbëve do të jetë i rëndësishëm për objektivin e kuqezinjëve, për të shkuar në “Euro 2016”.

“Do të luajmë mundësinë tonë për të shkuar në Europian. Shpresoj të jetë një ndeshje inteligjente dhe të japim atë që duhet të japin në atë fushë. Për këtë kemi mbledhur lojtarë që janë në formë të mirë fizike dhe sigurisht që do të japin zemrën siç e kanë dhënë deri tani. E rëndësishme është që të qëndrojmë dhe luajmë të bashkuar pasi kemi vetëm dy ditë kohë për tu stërvitur të martën dhe të mërkuren. Përsa u përket lojtarëve, ato që kam zgjedhur janë të sigurtë që luajnë mirë.”, shkruan “Panorama Sport”.

Për Serbinë

“Përfaqësuesja e Serbisë ka lojtarë cilësorë që luajnë në ekipe të mëdha në Europë dhe unë i vlerësoj, por të jem i sinqertë nuk më tremb asgjë nga ai ekip. Është një skuadër e fortë dhe ne do të mundohemi të përballemi mirë në këtë aspekt”.

Për Portugalinë

Ndër të tjera kreu i pankinës kuqezi foli dhe për sfidën e humbur ndaj Portugalisë, ku nuk harroi të nënvizojë 2 minutat e fundit të ndëshkimit.

“ Nuk jam i kënaqur me lojën që zhvilluam me Portugalinë. Ishte një gabim, por sot jemi këtu për të folur për tjetër gjë, futbolli kështu është, me humbje e fitore. Por duhet të përqëndrohemi tek minutat e fundit, sduhet ti harrojmë siç bëmë me Portugalinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.