Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka deklaruar se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitoren në përballjen ndaj Portugalisë në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2016’.
Kuqezinjtë janë nikoqirë të Portugalinë të hënën në “Elbasan Arena” në kuadër të xhiros së shtatë në Grupin I.
Strategu italian beson te fitorja që, sipas tij, është parësore për ekipin.
“Ne nuk do të luajmë për barazim, por për fitore”, ka thënë De Biasi në konferencën për media para takimit.
Rikujtojmë se Kuqezinjtë regjistruan fitore në takimin e parë në udhëtim në Portugali me golin e Bekim Balajt.