Një rol të jashtëzakonshëm në ndeshjen me Serbinë do të kenë padyshim Tifozët Kuq e Zi.
Me përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme kanë merituar etiketimin si shpirti dhe zemra e Kombëtares që ndien praninë dhe mbështetjen e tyre edhe gjatë seancave stërvitore që po zhvillon në Durrës.
Në orët e mbrëmjes së të hënës një përfaqësi e reduktuar e grupimit Tifozët Kuq e Zi kanë qenë dhe në ambientet ku akomodohet Kombëtarja ku kanë patur një takim me futbollistët dhe trajnerin Gianni De Biasi, cka konfirmohet edhe nga postimi që ka bërë tifo-grupi i skuadrës më të dashur për gjithë shqiptarët në faqen e tij në internet.
Gjatë takimit me De Biasin është diskutuar në lidhje me mbështetjen e zjarrtë që tifozët kanë garantuar për Kombëtaren duke patur si qëllim që mbrëmja e 8 tetorit të kthehet në një festë të vërtetë në funksion të kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian që zhvilloheet vitin e ardhshëm në Francë.