Lajmet e fundit

De Biazi optimist për fitoren: sot zhvillohet ndeshja Shqipëri- Armeni!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është shprehur optimist për fitoren e skuadrës shqiptare ndaj Armenisë sot që do të thotë automatikisht arritja e objektivit: kualifikimi në Euro 2016.

Në konferencën për mediat pas mbërritjes së Kombëtares në Jerevan, Armeni, tekniku kuqezi shprehu keqardhjen për rezultatin në ndeshjen me Serbinë, çka e bëri Kombëtaren tonë të humbte shansin për të mbërritur e kualifikuar në Armeni, ndërsa shprehu besimin se kjo gjë do të ndodhë sot.

Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë në Armeni dhe me shumë mundësi do ta bëjmë këtë. Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni”, tha trajneri kuqezi.

Fitorja me çfarëdo rezultati përballë Armenisë në ndeshjen që do të luhet sot në ora 18:00, i siguron Kombëtares kuqezi biletën për në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.