Xhani De Biazi nuk heziton t japë këshilla për talentët kuqezi që të luajnë në kampionatin Italian. Në një intervistë për gazetën “Messaggero Veneto” , trajneri i Kombëtares Shqiptare ka përmednuar emrat e disa lojtarëve që janë edhe nën vëzhgimin e tij.
“Përveç Manajt, i cili ka debutuar tek Interi, mendoj se është Milot Rashica i Viteses i lindur në 1996, apo 22-vjeçari Liridon Latifi, i cili luan në Shqipëri me Skënderbeu. Të dy janë mesfushor me tipare sulmuese” – vuri në dukje De Biazi.
Tekniku i kuqezinjeve foli edhe për prishmëritë që ka për finalet e Euro 2016, natyrisht me humorin që e karakterizon. “Duam të fitojmë…Të lëmë shakatë, duam të paraqitemi mirë. Do t’ia bëjmë të vështirë të gjithëve. Francën e kemi mundur edhe më parë, Rumania është një ekip në rritje, Zvicra është e fortë” – sqaroi 59-vjeçari.
Ndër të tjera italiani ka folur për eksperiencën e tij tek Udineze. Ai tha se aventura tek skuadra italiane është një ndër pengjet më të mëdha në jetën e tij, pasi nuk ka arritur të përballojë situatën e vështirë në të cilën ndodhej.