Deçani sot marshonë që të ndalohen vrasjet . Deçanasit marshojnë për Donjeta Pajazitin dhe Ylber Malajn të vrarë gjatë ditëve të fundit. Qytetarët e Deçanit kanë dalë sot në një marsh paqësor rrugëve të kësaj komune për ta shprehur mllefin e tyre ndaj dy vrasjeve të fundit që ndodhën në fshatin Strellc të kësaj komune.
Marshi i sotëm është thirrur nga kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. /KOSOVANEWS/