Kuvendi Komunal i Deçanit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka miratuar deklaratën kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Pika e rendit të ditës “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të Anëtarëve dhe nxjerrja e Deklaratës kundër formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Republikën e Kosovës dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, mori votat maksimale.
Deçani është komuna e tretë pas Hanit të Elezit dhe Malishevës ku të zgjedhurit e popullit kërkojnë nga Qeveria të tërhiqet nga Zajednica dhe Demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi.