Në qytetin e Deçanit në orën 17:00 qytetarët do të ndezin qirinj për t’u solidarizuar me familjen Pajazitaj, vajza të cilëve, Donjeta, u gjet e vdekur në Bjeshkët e Strellcit, pas më shumë se një muaj zhdukjeje.
Kurse kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e këtij rasti sa më parë.
“Lajmi që na ka tronditur dhe pikëlluar të gjithëve. Një vrasje e mistershme e Donjeta Pajazitaj që duhet të zbardhet sa ma shpejt nga organet e drejtësisë”,
“Në emër timin dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit u shprehi familjes Pajazitaj ngushëllimet më të sinqerta duke qëndruar pranë jush në këtë dhembje që na ka tronditur të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Varrimi i Donjeta Pajazitaj bëhet nesër me datën 20 dhjetor në fshatin Strellc i Ulët në ora 14.00.