Lajmet e fundit

Deçani sot nderon William Walkerin

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe humanisti i madh, William Walker do ta vizitoi sot Deçanin, ku do të nderohet me çmimin që mbanë emrin e Heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj’’ dhe me “Mirënjohje Qyteti’’.

Sipas një njoftimi të Komunës së Deçanit, William Walker do të pritet në sallën e Asamblesë Komunale në ora 11:00nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili në nderim të të gjithë asaj që bëri në momentet më kritike për Kosovën 1998-99, do të nderohet me çmimet më të larta të këtij qyteti , raporton KOSOVANEWS.

Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, masakrën e Reçakut, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar si një “krim kundër njerëzimit”, raporton KOSOVANEWS.

Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s./KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.