Kam kënaqësinë të ju ftoj që ti bashkoheni edhe për një herë tjetër forcës politike dhe vullnetit të mirë të qeverisjes lokale. Ju ftoj me plot vetëdije që të ua besoni votën tuaj edhe një herë njeriut i cili e tregoj veten me punën e tij 4 vjeçare në komunën e Deçanit, dhe arriti tw fitoj tani votën tonë tashme edhe pse nuk e votuam atë para 4 viteve. Ai është I vetmi person në politikë që e pranoj mos mbajtjen e premtimeve te fushatës para 4 viteve, arsye pse e bëri këtë është se ai jo vetëm qe i realizoj premtimet e bëra, por I dyfishoj ato duke kryer punë edhe të pa premtuara.
Ai është personi i cili ishte çdo ditë afër qytetarit. Gjatë 4 viteve mandat ishte ai i cili vizitoj në gëzim dhe hidhërim shumicën e familjeve Deçanase, Ishte i thjesht me të gjithë,dhe asnjëherë nuk e mbylli derën e tij për kërkesat dhe shqetësimet e ndryshme të qytetarëve Deçanas,edhe ato kërkesa i realizoj varësisht nga nacionaliteti i tyre. Veqmas ndihmoj rininë në shumë aspekte për tu faktorizuar dhe për të qenë vendim’marrës.
Deçani si komunë, ne 4 vitet qe shkuan,ka premtuar investime rreth 12.000.000 euro ,dhe z.Selmanaj ka arritur të investoj mbi 24000000,pa e llogaritur arritjen e absorbimit te investitoreve Austriak per hidrocentralet te cilat do te ndërtohen, dmth z.Rasim Selmanaj ka nxjerr investime edhe dy herë më shumë n’krahasim me ato qe ka premtuar, ka arritur ti realizoj 150 projekte shumë të rëndësishme për komunen,dhe te gjitha shumë të nevojshme për qytetaret. Rrugè,Ujësjellës, Kanalizime,Objekte Shkollore,dhe Sportive,Ka bèrè ndryshime nè administratën Komunale,dhe gjithashtu e ka analizuar mirè se nè qka duhet tè punohet nè mandatin qè po vjen,duke hartuar projekte paraprake.
Deçani nuk e ka pas kurr një kryetarë kaq punëtorë, madje personat e tillë kaq puntorë lindin shumë rrallë tek ne. Prandaj Rasim Selmanaj me plot meritë meriton të qeverisë edhe për 4 vite të tjera Deçanin. Me shumë bindje t’fortë dhe arsye e shkruaj këtë.
Edhe ato pak kritika tè cilat i ka marr neper debate, janë probleme tw përgjithshme shtetërore, dhe probleme tè cilat qeveria e Kosovès duhet ti rregulloj,e tè bèj zgjidhje pèr to. Ai do tè fitoj prap si kryetarè,sigurtè mbi 60% ,por meriton tè fitojè shumè mè fuqishëm,andaj me 3 nentor votojeni pa mëdyshje. Vazhdojmë bashkë me z.Rasim Selmanaj