Lajmet e fundit

Deda: Deklarata e ambasadorit amerikan s’i jep të drejtë askujt për t’i nxjerr deputetët nga Kuvendi

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda thotë se deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, nuk i jep askujt të drejtë për të nxjerrë deputetët nga Kuvendi. Ambasadori Delawie, tha se deputetët që po përdorin dhunë në Kuvend po cenojnë rrugën euro-atlantike të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe njohjet e reja.
Deda thotë se bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi për situatën aktuale.

“Bashkësia Ndërkombëtare ka shumë përgjegjësi sidomos për rrjedhojat politike në vitin e fundit. Edhe mu nuk më lajnë përshtypje deklaratat e tyre sepse ata kanë përgjegjësi ku kemi mbërri edhe njëjtë çfarëdo deklarate këtu për shkak të dijes institucionale për shembull mas deklaratës së ambasadorit amerikan sot dikush mendon që në Kuvend kanë me marrë guxim që nesër me i nxjerrë deputetët e opozitës se mendojnë që deklarata e ambasadorit u jep të drejtë me përdorë forcën se këta”, th Deda në emisionin ‘Click’ në RTV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published.